Drama e madhe: Fshati në Këlcyrë, me vetëm dy banorë
Fshatrat e Përmetit dhe Këlcyrës prej vitesh janë boshatisur me shpejtësi.
Shumë prej tyre janë shuar fare, ose kanë shumë pak banorë.
Një prej tyre është Bubsi.
Në këtë fshat jetojnë vetëm dy banorë, burrë e grua.
Kjo është një dramë e madhe, që ka prekur gjithë fshatrat e jugut.
Duket, se situata do të bëhet shumë më keq.
Dhe, nuk do të jetë e largët dita, kur nuk do të ketë më asnjeri nëpër fshatra.