28 Mars, 2026

Dosja e SPAK: Arben Ahmetaj humbi 93.5 mijë euro në një kazino në Maltë

 Dosja e SPAK: Arben Ahmetaj humbi 93.5 mijë euro në një kazino në Maltë

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka kaluar për gjykim dosjen për Inceneratorin e Elbasanit, ku i akuzuar është ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj.

Ky i fundit, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish.

Në dosje përmenden dhe pagesa që ish-zv.kryeministri ka marrë nga dy biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri para, makina, vila dhe disa favore të tjera.

Por një detaj që bie në sy në dosjen e SPAK është mungesa e deklarimit pranë ILDKPKI të 93.5 mijë euro, që ish-zv.kryeministri ka humbur në një kazino, Dragonara, Maltë.

Ka kryer deklarim të rremë, në formën e fshehjes në deklaratën e dorëzuar pranë ILDKPKI më datë 29.3.2019, në lidhje me burimin dhe shumën e shpenzuar, prej 93 500 (nëntëdhjetë e tre mijë e pesëqind) euro, në kazino Dragonara, Maltë”, thuhet në aktakuzën e SPAK.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *