28 Mars, 2026

Doktori dhe Zegjineja, një debat “epik” nga Kuvendi

 Doktori dhe Zegjineja, një debat “epik” nga Kuvendi

Seanca plenare në Kuvend është ndërprerë pas tensioneve mes mazhorancës dhe opozitës, teksa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bllokuar foltoren.

Gjatë një lidhjeje live në llogarinë e tij në Facebook nga salla e Kuvendit, Berisha u shpreh për deputeten Zegjine Caushi, duke e cilësuar si “kone e Belinda Ballukut”:

Nuk ia përgjigjem asaj se është konia e Lubisë, ftoj qytetarët t’ia heqin mandatin. Po mbron Lubi Ballukun. Kurse Ervin Agasi ku është ai, iku ia mbathi…”, tha Berisha.

Pas Berishës, reagoi Çaushi.

“Kemi dy orë këtu që dëgjojmë një ish-kryeministër që jetën e tij politike e ka nisur dhe e ka përfunduar vetëm me dhunë. Boll me teatër. Ky parlament duhet të futet në shina dhe duhet të fillojmë me rendin e ditës.

Fatkeqësia më e madhe e këtij kombi është prezenca jote këtu, Sali Berisha. Po si nuk ke turp dhe sedër që vjen këtu në këtë parlament dhe gënjen? Gënjen, gënjen.

Si nuk ke turp që përfshin të mitur në vijën e parë me pllaka guri në dorë? Si nuk ke turp që paguan adoleshentë për të ardhur në protestë? Si vjen këtu dhe gënjen, e thua që ajo ishte protestë paqësore?

Por ti doktor je mësuar me gënjeshtra, se ti mohove të afërmit e tu pasi vdiqën 26 persona në Gërdec. Ti ishe ai që i mohove. Sa më shumë që i sulmon shqiptarët, aq më shumë të njohin ata dhe aq më shpejt do të të groposin.

Zgjedhjet vendore janë në kilometrin e fundit dhe do të tregojnë rezultatin si asnjëherë tjetër. Dhe sa për atë këngëz që u dhimbset 2% e asaj dhimbjeje, t’u dhimbsesh atij kamionisti në Korçë,” u shpreh ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *