Deputetja socialiste: Të kthejmë trendin e çobanit
Deputetja socialiste, Marjana Koçeku, ka takuar disa çobanë këtë fundjavë.
Ajo thotë se është e pakuptueshme, që ky profesion të paragjykohet.
Koçeku shprehut se duhet kthyer trendi i çobanit.
“Nder gjanat ma t’pafalshme t’shoqnisë tonë aktuale asht kompleksi ndaj profesionit të çobanit. Si mundet me u paragjyku dikush pse ushtron nji profesion kaq fisnik e natyrdashës si ai i çobanit?! T’rinj që diskriminohen deri n’krijimin e familjes veç për faktin se janë çobanë.
Çobani asht i pari njeri që ka njoftë kërpudhat e ngranshme, bimët shëruese e ato t’konsumueshme. Pa çobanin s’kena as kuzhinë, as turizëm t’qëndrueshëm!
Çobanët duen vëmendje, duen mbështetje dhe e meritojnë plotësisht, sepse janë artizanët e jetës sonë të përditshme.
Make çobani cool again”, shkruan ajo.
Kujtojmë që pak kohë më parë, ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, kërkoi edhe hapjen e një Akademie për çobanët.