Deputeti demokrat rrëfen jetën si emigrant në Itali: Kam fjetur 20 ditë rrugëve, pastaj fillova punë në stadium
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i njohur për batutat e tij, ka folur për jetën e vet.
Ai tha se ka pasion pikturën. “Ka qenë një pasion, por kam pasur një mikun tim, Bert Kozaja i cili ka mbaruar akademinë e arteve. Unë shikoja atë dhe thashtë ‘kam qejf ta nis’. Pastaj ai më mësoi teknikën dhe kemi bërë shumë piktura.” është shprehur Korreshi në një intervistë në emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus.
Teksa i pyetur nga gazetarët e emisionit për mendimin që ka për piktorët e tjerë në politikë, deputeti duke iu referuar kryeministrit Edi Rama, ashu siç “e ka zakon” nuk i kurseu batutat: “Për zhgarravinitësit do të thuash në politikë. Një piktor do të pkturonte një tablo të jetës reale në Shqipëri, gjë që nuk e bëjnë. Janë duke jetuar në një dimension krejt të ndryshëm, flas për kryeministrin. Nuk e ka idenë si është halli në Shqipëri. Po na ikën dhe shtresa e mesme për shkak të pasigurisë ekonomike që ka për nesër.”
Teksa më tej i pyetur nëse ka të përbashkëta të tjera me kryeministrin përpos politikës dhe pikturës, ai u shpreh: “Unë jam i lidhur fort me juridikun. Nuk dalin të përbashkëta, nuk synoj për aq lart. Më pëlqejnë më shumë këta që janë lart. T’i ngacmoj më shpesh. Unë nuk pretendoj për kryeministër. Pretendoj që hallet dhe problemet e Lushnjës t’i zgjidh.”
Më tej Korreshi është ndalur edhe të një pjesë tjetër e jetës së tij, përjtej batutave dhe politikës. Një periudhë gjatë të cilës ka kryer shkollimin në Itali, e është përballur me vëshirësi, prej të cilave ndau që i është dashur të flejë për 20 ditë në rrugë.
“Ngela në rrugë, por nuk u dorëzova. Kisha dy çanta sporti. E njihja mirë gjuhën italiane se kisha vite që e praktikoja, po aty ishte ndryshe. Pastaj njoha një punëtor dhe më pyeti sepse i bëri përshtypje një çun i ri me dy çanta. Kishte një vend të improvizuar dhe ashtu e shtyva. Më vonë mu kujtua që burri i hallës time kishte një shok atje dhe më pas filloi ndryshimi. Fillimisht e kam nisur duke shitur në stadium. Më pas punoja në një piceri në fundjavë” është shprehur ai.
Teksa më vonë në 11 Mars të 2018, ai është klthyer nga Italia, e më pas ka njohur dashurinë e jetës, si edhe ka treguar se tashmë jeta e tij ka ngjyra për shkak se ka një familje të mrekullueshme.
“11 mars ka qenë dita e fundit…isha për doktoraturë në Romë në vitet 2017-2018 dhe thashë përfundimisht që do kthehem, u ktheva më 11 mars, dy ditë para ditëlindjes time. Erdha sepse më ka ndryshuar jeta. Kam dy fëmijë të mrekullueshëm, një familje të mrekullueshme. I dhanë ngjyra jetës” ka thënë ai.