Denoncimi: Prokurori i SPAK u kap nga gruaja duke e tradhtuar me komshien
Avokat Arben Llangozi, ka bërë një denoncim për një prej prokurorëve të SPAK.
Sipas tij, ai është kapur nga e shoqja duke e tradhtuar me komshien.
Llangozi nuk e thotë emrin e prokurorit, por sipas tij, kjo tregon se këta nuk kanë moral.
Për më tepër, ai shkruan se prokurori në fjalë ka deklaruar shpenzime ekstra, që sipas tij, tani dalin si të dyshimta.
Llangozi e quan atë Epstein i SPAK-ut, ndërsa shprehet se një njeri që tradhton familjen, ka tradhtuar edhe shtetin.
Denoncimi i tij duket pak si pa lidhje në fakt, pasi kjo është një çështje personale dhe jo që ka lidhje me punën e tij apo të SPAK.
Por duket se e gjithë kjo bëhet në vazhdën e sulmeve të SPAK, për të na treguar se “monstra” janë këta prokurorët, që bëjnë dhe tradhti bashkëshortore.
