28 Mars, 2026

Denoncimi: Gjykatësi Gentian Ibrahimi po shantazhohet me video pornografike

 Denoncimi: Gjykatësi Gentian Ibrahimi po shantazhohet me video pornografike

Avokati Ylli Manjani ka bërë një reagim të fortë për lajmet që po qarkullojnë ditët e fundit, se gjyqtarë të Republikës po detyrohen të marrin vendime kundër bindjes së tyre, për “çështje të nxehta” që janë duke ndodhur aktualisht, pasi po shantazhohen nga prokurorët e SPAK.

“Përdorimi për shantazh i të dhënave hetimore që janë siguruar në hetimet ndaj Ergys Agasit, quhet krim. I organizuar madje në stil mafioz. Vendimet nën shantazh janë të padrejta. Shantazhuesi është kriminel i tipit mafioz. Kushdo që e bën ashtu quhet: mafioz”, shkruan ai.

Nga zërat që po qarkullojnë ditët e fundit në qarqet e Tiranës, ka dalë se gjyqtari kushtetues Genrian Ibrahimi është shantazhuar për shkak të materialeve që kanë dalë në dosjen e administruar nga SPAK për biznesmenin Ergys Agasi, dhe një video tjetër kur ky gjyqtar i tregonte organet e tij gjenitale një parukjereje, e nga frika ky gjyqtar është detyruar të ndryshojë vendimmarrjen.

“Nëse është e vërtetë se me të dhënat hetimore të dosjes “Agasi” shantazhohen gjykatës e prokurorë, akti është i rëndë dhe i tipit mafioz. Edhe kur këtë gjë e bëjnë shtetarë të drejtësisë njësoj është, mafioz. Vendimet e gjykatave, ku gjykatësve të tyre u tregohet materiali shantazhues, janë të padrejta. Janë mafioze”, thekson ai.

Sipas Ylli Manjanit, shantazhi në vetvete është akt mafioz dhe shumë më i rëndë sesa e liga që mund të ketë bërë i shantazhuari. Avokati dhe ish-ministri i Drejtësisë sqaron se përgjegjësia për aktet e administruara në dosje i takon organit që i administron ato për shkak të hetimit, rrjedhimisht SPAK.

“Nuk e di se ç’video, foto apo biseda telefonike ka SPAK në atë dosje, por përdorimi ligjor i tyre nënkupton vetëm në atë proçes, dhe jo kundër kujtdo tjetër jashtë tij. Çdo përdorim tjetër quhet shantazh. Mafie quhet. Gjithnjë nëse janë të vërteta aludimet ne nënzëshme për gjykatës që ndryshojnë mendim dhe marrin vendim kundër asaj që mendojnë”, përmbyll ai.

Ditët e fundit, media të ndryshme kanë raportuar se ekzistojnë raporte konfidenciale sipas të cilave një gjyqtar është shantazhuar në lidhje me një video intime të tij, ndaj ka ndryshuar vendimin në sallë, duke mos shprehur atë që kishte bindje, por i ndikuar nga shantazhi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *