Çudira shqiptare: Veliaj cakton avokat mbrojtës, një të pandehur
Dje, lajmi kryesor i ditës, ishte caktimi i Plarent Ndrecës, si avokat mbrojtës i Erion Veliajt.
Pas disa javëve pa avokat, Veliaj ka caktuar ish-deputetin socialist, si avokatin e tij mbrojtës.
Deri këtu nuk ka asnjë çudi, pasi Ndreca është jurist.
Por ironia është se vetë Ndreca, është i pandehur dhe akuzuar nga SPAK, për tenderin e uniformave kur punonte në Ministrinë e Brendshme.
Për këtë arsye, prej kohësh ai dhe ka nisur një sulm nëpër mediat pranë pushtetit, me shkrime kundër SPAK.
Vetëm se nuk dihet se ku do e gjejë kohën për të mbrojtur edhe Veliajn, edhe veten.
Se jo për gjë, po dosja e Veliajt është goxha voluminoze.