Çmendet 38-vjeçari nga Memaliaj, tenton të vrasë me makinë një person tjetër
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Një 38-vjeçar nga Memaliaj ka tentuar të vrasë me makinë një person tjetër, duke i dalë para atij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj shpallën në kërkim shtetasin L. S., 38 vjeç, banues në Memaliaj, pasi në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, dyshohet se për motive të dobëta, i ka ndërprerë rrugën, me automjet, automjetit që drejtonte shtetasi L. M..
Më pas, shtetasi L. S. dyshohet se ka thyer një xham të automjetit të shtetasit L. M., dhe është larguar. Punohet për kapjen e shtetasit L. S..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, bën me dije Policia.