Cili e ka vënë Shqipërinë përparësi mbi gjithçka?
Nga Lindita Begolli
Gjithmonë kam menduar se vendi ndërtohet duke patur dashuri në zemër për të. Ky mendim më rri pa pushim në kokë dhe m’u përforcua edhe më shumë nga një një thënie e Martin Luterkingut: Pushtetin dhe dashurinë i kanë polarizuar gjithmonë, por ato plotësojnë njëra-tjetrën. Pushteti pa dashuri është moskokëçarës dhe shkatërrimtar, ndërsa dashuria vetëm mbetet thjesht një ndenjë.
Shtetet e fuqishme në botë janë ndërtuar falë bijëve të tyre, të cilët, me dashuri për vendin, kanë marrë pushtetin dhe e kanë vënë në shërbim të popullit.
Një shembull i thjeshtë dhe aktual.
Trampi, presidenti i SHBA-së gjithmonë thotë: Amerika e para! Amerika mbi të gjitha! Dhe gjithçka që bën, e bën për të mirë të vendit e populli.
Shtrohet pyetja: nga politikanët tanë që kanë ardhur në pushtet e janë në pushtet, cili e ka vënë Shqipërinë e popullin përparësi mbi gjithçka?
Jo që s’ka patur, por edhe të rinjtë që po përpiqen të sjellin frymë të re, përballen me “ujqërit e vjetër” të pushtetit, që përdorin lloj-lloj metodash për t’i ndalur dhe për t’i vrarë shpresën popullit se Shqipëria Bëhet.