28 Mars, 2026

Çfarë ndodhi në mbledhjen e Ramës me deputetët socialistë të Tiranës?

 Çfarë ndodhi në mbledhjen e Ramës me deputetët socialistë të Tiranës?

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të mërkurë deputetët socialistë të Qarkut të Tiranës.

Mbledhja ka pasur karakter organizativ.

Mësohet se Rama ka kërkuar nga deputetët, që të ketë më shumë koordinim me Bashkinë e Tiranës, duke qenë se që prej arrestimit të Erion Veliajt, ajo është pa kryetar.

Ndër të tjera, Rama ka kërkuar që deputetët, në bashkëpunim me drejtuesit e Bashkisë, të zbresin në terren për të qenë më pranë njerëzve dhe problemeve që mund të kenë lagjet e kryeqytetit.

Në mbledhje është diskutuar edhe për zgjedhjet e brendshme, pasi në maj-qershor pritet të zgjidhen kryetarët e rinj të degëve.

rama gjylameti selia ps (1)

rama gjylameti selia ps (2)

rama gjylameti selia ps (4)

rama gjylameti selia ps (5)

rama gjylameti selia ps (6)

rama gjylameti selia ps (9)

rama gjylameti selia ps (11)

rama gjylameti selia ps (12)

rama gjylameti selia ps (13)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *