Çfarë halli nxorri socialistët dje nëpër televizione?
Nga Lisandër Hoxha
Mbrëmë pamë të gjithë PS-në nëpër debate televizive.
Një ngjarje e rrallë këto vite në Shqipëri.
Dolën nga halli dhe jo për mall.
Dolën sepse duhej të justifikoheshin për marrëzinë ku duan të fusin veten dhe PS-në. Por ky tashmë është halli i tyre.
Dhe ky hall nuk u zgjidh dhe nuk do të zgjidhet me manovra të brendshme.
Drejtësia nuk mbytet dot me kartona, as sot dhe as mot.
Së dyti, mësuam se përveç ndryshimeve ligjore që Edi Rama kërkon të bëjë në Kodin Penal, që ministrat apo Kryeministri të mos pezullohen nga detyra kur vjedhin, paska angazhuar edhe Sokolin e partisë për të ndërhyrë në një vendim unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.
Me pak fjalë kërkohet të ndërtohet një praktikë e tillë që subjekti që vjedh të mos arrestohet deri në përfundim të gjykimit në apel.
Me pak fjalë, ata që rrëmbejnë biznesmenë për t’i detyruar të heqin dorë nga një tender i fituar, që më pas ta marrin vetë, duhet të qëndrojnë të lirë derisa Apeli t’i shpallë fajtorë me vendim të formës së prerë.
Kjo, miq, është përtej ndihmës apo avokatisë ndaj korrupsionit.
Kjo është një tentativë për të ndryshuar praktikën penale për interesa personale.
SPAK nuk duhet të humbasë asnjë sekondë më shumë.
Edi Rama është një rrezik publik.
Çdo ditë në detyrë është një dëm i parikuperueshëm për vendin.