28 Mars, 2026

Brukseli e thotë qartë: Çështja e Ballukut, test kritik për Shqipërinë

 Brukseli e thotë qartë: Çështja e Ballukut, test kritik për Shqipërinë

Kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, tha se çështja “Balluku” është një test kritik për Shqipërinë për të adresuar korrupsionin.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë konferencës për media ai u shpreh:

“Kjo çështje luajti rol gjatë vizitës sonë dhe në takimet tona këtu.

S’jam në pozitën që të jap komente për çështje të veçanta.

Jam në dijeni të çështjes, që s’ka të bëjë vetëm me aspekte juridike, por edhe përgjegjësi politike.

Çështja që përfshin Ballukun është test kritik për Shqipërinë për të adresuar korrupsionin.

Nuk kam komente të mëtejshme për këtë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *