28 Mars, 2026

Bota me sytë nga Tirana: Rama shpall Iranin shtet terrorist nga Kuvendi, Berisha nga Facebook

 Bota me sytë nga Tirana: Rama shpall Iranin shtet terrorist nga Kuvendi, Berisha nga Facebook

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot një rezolutë të rëndësishme, duke e shpallur Iranin “shtet financues të terrorizmit”. Vendimi u mor në një seancë  që zgjati vetëm për rreth 30 minuta, në të cilën munguan deputetët e Partisë Demokratike.

Mirëpo vetëm pak minuta pas përfundimit të kësaj seance, kreu i PD, Sali Berisha ka vendosur të shpallë Gardën Revolucionare të Iranit, si organizatë terroriste nga llogaria e tij në rrjetin social “Facebook”, pavarësisht deklaratave të bëra më herët.

“Partia Demokratike e Shqipërisë shpall Gardën Revolucionare të regjimit diktatorial të Teheranit si organizatë terroriste. Ajo e cilëson shtetin obskurantist të Ajatollahëve si sponsorin kryesor të terrorizmit në botë dhe një kërcënim madhor për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe kudo në glob.”

Ai shton më tej se dënon me forcë sulmet e Iranit në Gjirin Persik dhe mbështet përpjekjet e SHBA-Izraelit për të përmbysur regjimin.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *