28 Mars, 2026

Berat Buzhala pendohet thellë: Është në burg Veliaj, po do shkoja në Bashki për punë vullnetare

 Berat Buzhala pendohet thellë: Është në burg Veliaj, po do shkoja në Bashki për punë vullnetare

Berat Buzhala është shfaqur i penduar për skenat e dhunës në emisionin “Opinion”, ku në mënyrë të papritur, ai u ngrit dhe qëlloi Albatros Rexhajn.

Buzhala thotë se kjo nuk i ka ndodhur kurrë.

“Mesimi eshte ky: Nese nuk mundesh me i menaxhu emocionet, polemikat dhe debatet, mos shko ne debat, mos shko ne emision.

Kurre nuk me ka ndodhe ne jeten teme nje gje e tille. Sot jam edhe ma i pendume se sa mbrame. Fatbardhesisht nuk ka pase goditje, ka pase shtyrje.

Studiot televizive nuk jane per me shite trimni.

…..

Perndryshe sot neper Tirane, tane diten jam angazhu me e permiresu imazhin tem.

Neper qendra tregtare ju jepsha perparesi, jau bajsha keset deri te kerri, nje femije i thash qe shtinma doren ne goje, as nuk kafshoj as sen.

Vec eshte ne burg Erioni se deshta me u lajmeru vullnetarisht ne Bashki, me kry pune komunitare. Me fshi dicka”, shkruan ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *