Balluku duhet të shkarkohet jo vetëm si e korruptuar, por dhe si e paaftë dhe për tradhti kombëtare
Nga Endri Tafani
Aeroporti i Kukësit dështim, Aeroporti i Vlorës dështim, Porti i Durrësit duke u shkatërruar për real estate, Porti i Vlorës duke u shkatërruar për real estate, Rruga Thumane-Kashar me probleme, Rruga e Arbrit me probleme,, tuneli fut ujë, Tuneli Orikumit pa hekur dhe fut ujë, Tuneli Skarfices fut ujë, Rruga e re për Korçë e shkatërruar, Rruga e vjetër për Korçë e shkatërruar, Rrugët e tjera me të vogla nga Velipoja deri në Kuç shkatërruar vetëm pak muaj pas inaugurimit etj
Mjaftojne vetëm faktet e sipërme për të kuptuar ministrja e Infrastrukturës është totalisht e paaftë dhe në vend të ndërtojë infrastrukturën e vendit po shkatërron infrastrukturën ekzistuese të Shqipërisë.
Nuk duhet të dorehiqet por duhet shkarkuar dhe me ceremoni t’i përcillet gjykatës jo vetëm për vjedhje, por dhe për cenim të sigurisë kombëtare, sepse ka nxjerrë jashtë funksionit rrugë, Aeroporte, Porte detare.
Në një lufte e para gjë që goditet është infrastruktura e armikut. Po pse te harxhojnë bombat armiqtë kur kemi një ministër të tillë që jo vetëm shkatërron infrastrukturën e vendit dhe e izolon copa copa, por harxhon dhe miliarda nga vetë paratë tona për ta bërë një gjë të tillë.
Kjo nuk është më një çështje hajdutlliku e rëndomtë, por është çështje e një tradhtie kombëtare e cenimi të sovranitet territorial.