28 Mars, 2026

Avokati: Linda Rama “bashkëpunon” me drejtësinë amerikane, 6 orë pyetje për transaksionet misterioze!

 Avokati: Linda Rama “bashkëpunon” me drejtësinë amerikane, 6 orë pyetje për transaksionet misterioze!

Avokati Arben Llangozi ka bërë një deklaratë të fortë në rrjetet sociale ku pretendon se Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, është marrë në pyetje nga hetues të Departamentit të Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Llangozi shkruan se seanca e marrjes në pyetje ka zgjatur rreth gjashtë orë, gjatë së cilës ajo ka dhënë shpjegime për disa lëvizje financiare dhe procedura që, sipas tij, janë konsideruar të rëndësishme për verifikim nga hetuesit amerikanë….

“Sipas disa burimeve të sigurta e konfidenciale, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, është marrë në pyetje nga hetues të Departamentit të Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Burimi konfirmon se ajo ka dhënë shpjegime për disa orë në lidhje me disa transaksione financiare me vlera të mëdha.

Mësohet se seanca e marrjes në pyetje ka zgjatur rreth gjashtë orë. Gjatë kësaj kohe, Linda Rama është pyetur nga hetues amerikanë për çështje që lidhen me lëvizje të caktuara financiare dhe procedura të ndryshme që janë konsideruar të rëndësishme për verifikim.

Sipas të njëjtave burime, kjo seancë ka ndodhur pas një vizite që ajo ka zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë udhëtim, Linda Rama konfirmohet se ka qenë e shoqëruar edhe nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit, si dhe nga djali i saj, Zaho.

Këto zhvillime raportohen në një periudhë të ndjeshme politike për qeverinë shqiptare. Gjatë muajve të fundit, disa prej zyrtarëve dhe bashkëpunëtorëve të afërt të qeverisë dhe të pushtetit vendor janë përballur me hetime, arrestime apo procedime për akuza që lidhen me korrupsion, shpërdorim detyre dhe abuzime me fondet publike”, shkruan ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *