28 Mars, 2026

Astrit Çerma replikon me Ramën: Po ku ka by**** Shqipëria të merret me Iranin

 Astrit Çerma replikon me Ramën: Po ku ka by**** Shqipëria të merret me Iranin

Aktori i njohur Astrit Çerma ka reaguar pas project rezolutës së socialistëve, për të shpallur Iranin shtet terrorist.

“Këtë javë Shqipëria do të bëhet shteti i dytë në botë që do ta shpallë Iranin “shtet financues të terrorizmit”.

Një projektrezolutë e  depozituar në Kuvend nga socialistët, sanksionon se:

“Kuvendi i Shqipërisë shpall Republikën Islamike të Iranit si Shtet Sponsor të Terrorizmit dhe si shtet që përdor mjete terroriste në ndjekje të objektivave të tij të politikës së jashtme dhe shpallë menjëherë Gardën Revolucionare Islamike (IRGC), si organizatë terroriste. Shpallë gjithashtu Hezbollah si një organizatë terroriste proxy të Republikës Islamike të Iranit.”,

Kryeministri përmori nëpër dhëmbë ca fjalë si “edhe ca shtete të tjera e kan shpallur” por..

Me sa thuhet vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallën kështu Iranin në vitin 1984.

Ore mirë Amerika (ose ata të tjerët, siç) se është shtet i fuqishëm, i qep poturet vetë dhe i vesh vetë, dhe i ul e i ngre po vetë, po ne, ç’mendere” kemi që “marrim derën në krah”?

Ne poturet na i japin të tjerët. Na i veshin të tjerët. Dhe na i ulin dhe na i ngrenë po të tjerët.

Apo për poturet bëhet e gjitha kjo..”, shkruan ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *