Artan Hoxha: Ilir Proda u shkarkuar për një video intime
Gazetari Artan Hoxha ka folur për zhvillimet e fundit të aktualitetit në vend. Gjatë bisedës në studio, Hoxha foli edhe për shkarkimin e kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Sipas tij, shkaku zyrtar ishte protesta e opozitës tek vila e Enverit, por nën rrogoz flitet për video të papërshtatshme.
“Atëherë si ndodhi e gjithë kjo? Dhe ne jemi sot në këtë situatë. Dhe vendosemi në këtë situatë, bëhen këto mizanskenat që të shpërqendrojnë vëmendjen nga realiteti, dhe aty ku duhet të ishin hetimet. Ishte një element shumë interesant, është i ditëve të fundit. U hoq ai, drejtori i përgjithshëm. Po s’na tha motivin ai pse e hoqi. Nuk e shkarkoi, po i tha jep dorëheqjen, e dha ai.
Edhe ai, edhe ai gjeti pretekstin, sa bukur e gjeti, bam, bam. Për shkak se u rrezikua jeta e qytetarëve francezë tha atje brenda. Dhe drejtori duhet të merrte masa. Përkundra drejtori ka një zinxhir komandues deri poshtë që merret vetëm me ngjarjen. S’ka nevojë të merret vetë ai se është grupi poshtë. Pse, pse e ka hequr? Unë uroj që të mos jetë ndonjë video në ndonjë vend të papërshtatshëm të drejtorit.
Drejtori dhe po t’i ketë videot nuk i përdor dot. Ai që i përdor videot ti e di në këtë vend është vetëm njëri. Po është ai që i përdor. Se këta të tjerët pastaj shkojnë atje te burgu dhe atje negociohet supa. Nuk flet dot më njeri, ke dëgjuar njeri të flasë nga brenda? Ti e sheh që ne themi kemi… Ne themi se do përdor një shprehje.
Ne themi që janë arrestuar bosët e krimit të organizuar, po i ka arrestuar kjo qeveria. Si ka mundësi që ai fiton më thellë në burg? Ma shpjegon dot ti? U janë sekuestruar prona bosëve të krimit të organizuar, ata votojnë për mazhorancën. Qoftë edhe për hir të sedrës do votonin për opozitën. Në sa më shumë koha kalon, aq më thellë fiton në burg qeveria. Dhe e fundit.
Një personazh, se nuk dua me ia përmend shumë emrin, po është i njohur se po ta them ti do e përdorësh, po gjatë kohës që kam qenë në burg me këto personazhe të botës së krimit, më tha një shprehje, ore tha, këtu dhe krimi i organizuar nuk është serioz. E kupton tani? Edhe krimi i organizuar nuk është serioz. Dhe kjo prishin që ata të veprojnë kundër kujt. Të kanë thënë që këtu ka vetëm një strukturë organizatë, ëh, ka vetëm një bos. Ta ka thënë disa herë në intervista dhe Ahmetaj, mund ta kem thënë disa herë, dhe ai vendos për çdo gjë.
Kush ka kërce sot të vejë të kërcënojë me, me video apo me prova kompromentuese kryeministrin e vendit? Unë për një foto të publikuar në 2020-ën s’po gjej derman në 2026-ën. Në 2026-ën. Po e kërkoj në çdo vrimë miu, në çdo media ndërkombëtare që kam çuar unë, si e si që ta nxjerrin të pavlefshme, ta nxjerrin që ajo është e stisur, është e trilluar për t’i prishur imazhin ëh, për t’i prishur imazhin kryeministrit.
Për fat të mirë unë s’jam as në redaksi, as te Syri, as te asnjë nga 700 tenxheret. Jam në rrugë të madhe, s’kam as tenxhere, as kazan. Por ta çosh në këtë derexhe, ta katandisësh në këtë derexhe dhe të merresh, shiko çfarë thashë, të harxhojë gjithë këtë energji strukturat e reja të drejtësisë dhe të mos merren me atë që është problemi i vërtetë. Ne flasim Balluku dhe askush nuk thotë ku janë ato miliona, ku janë paratë.
Ore çfarë është sekuestruar, çfarë kanë sekuestruar? Ore ku janë paratë? Ku janë paratë? Janë arrestuar ministra, zv/ministra, drejtorë, ku janë paratë? Ku janë pronat e korrupsionit? Në këtë vend sasia më e madhe e parasë informale nuk është paraja e narkotrafikut, është paraja e korrupsionit, paraja që u vidhet shqiptarëve. Kjo është paraja më e madhe në këtë vend dhe e ke kollaj të dukshme. Shko te rezidencat kryesore në vend dhe pyet kush banon, kush jeton, ku ushqehet, ku shpia atje brenda. Ti e mban mend te zona që je ti, ai rrethi i sipërm, a ishin gjithë drejtorët? A i kishe gjithë drejtorët aty. Si, nga dolën ata? Nga rroga erdhën u bënë në vendin, në një nga vendet më të mira të Tiranës. Si arritën aty? Kaq e vështirë është të hetohet kjo gjë?’, tha gazetari Artan Hoxha.