28 Mars, 2026

Andi Bushati tregon prapaskenat në SPAK

 Andi Bushati tregon prapaskenat në SPAK

Andi Bushati thotë se gjërat në SPAK kanë ndryshuar.

Sipas tij, këtë gjë na e tregon rasti Balluku.

“Aty mund të ketë një pjesë edhe prokurorë që kanë ndërruar padron. Në qoftë se SPAK-u, ne kemi rënë dakord një pjesë këtu që ka qenë në duart e Ramës, fakti që shkoi goditi Ballukun, tregoi që diçka ka lëvizur.

Mashat që dikur i përdorte Rama, tani mund t’i përdori dikush tjetër. Mund të jetë europian, mund të jetë amerikan, nuk e di, s’kemi fakte për t’i vënë emër.

Por, në qoftë se ai që i përdori për të goditur Ramën përmes Ballukut, është prapë i aktivizuar, atëherë mund të pritet nga SPAK-u që ta çojë sërish çështjen Balluku në parlament.

Dhe riçuarja e çështjes Balluku në parlament mund të marri prapë përgjigje, por mund të krijojë fabulën që e tërheq zvarrë kësaj qeverie.

Mendoj që qeveria Rama do të mbahet gjithë kohën, çdo tre muaj apo çdo gjashtë muaj, do t’ia heqi apo jo imunitetin Ballukut, me deklaratat e Ambasadave, me Gjykatën Kushtetuese, pra, të mos ketë fabul tjetër kryesore përveç kësaj.

Kështu që, në këtë kuptim pa pasur asnjë iluzion që SPAK-u është gjë e përdorshme, unë nuk jam i sigurt që SPAK ka marrë fund”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *