Ambasadorja amerikane, para Ramës ishte takuar me mikun e Vangjel Dules
Vizita e ambasadores amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle, në Kryeministri, ku u takua me Edi Ramën, ka qenë lajmi kryesor i kësaj jave, bashkë me Belinda Ballukun.
Rama vetë kur u pyet për vizitën e saj, tha se u fol për interesa strategjikë, kryesisht në fushën e energjitikës.
Por gazetari Arben Llalla thotë se para se të takonte Ramën, ajo është takuar fillimisht me një biznesmen të dyshimtë, mik i Vangjel Dules.
“Top modelja diplomate përpara se të takojë Edi Ramën u takua me këtë shokun e Vangjel Dules.
E njëjta veshje, vetëm 15 orë para se të vinte nëpër errësirë në Tiranë për të takuar Ramaqin.
Diçka luhet ekonomikisht për të dëmtuar Shqipërinë”, shkruan Llalla.

