28 Mars, 2026

Afera dhe iftare

 Afera dhe iftare

Belinda Balluku është kthyer në personazhin kryesor të politikës në vend.

Kjo, jo vetëm për shkak të akuzave për përfshirje në afera korruptive, por edhe sepse në emër të saj, mazhoranca socialiste dhe kryeministri Edi Rama, janë duke sfiduar drejtësinë.

Megjithatë, Balluku shfaqet në rrjete sociale sikur jeta vazhdon normalisht (në Kuvend refuzoi të shkonte kur u votua për imunitetin e saj).

Madje shtron edhe iftare për besimtarët myslimanë.

“Dibër – Maqellarë, mes njerëzve të dashur e bujarë, mes besimtarëve të mirë e të devotshëm, iftari merr një tjetër kuptim. Nuk është thjesht momenti i mbylljes së agjërimit, por një çast i mbushur me ngrohtësi, respekt dhe mirënjohje për njëri-tjetrin.

Së bashku me shumë besimtarë dhe banorë të zonës në një tryezë, ku ndarja e bukës dhe e duave krijoi një atmosferë të veçantë vëllazërie e solidariteti.

Momente të tilla tregojnë forcën e komunitetit dhe bukurinë e bashkimit në këtë muaj të bekuar”, shkruan ajo, ndërsa ka postuar disa foto.

Vetëm se, vështirë se aferat mbyllen me iftare!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *