A e ka shitur Berisha, oligarkun e tij të “preferuar” Bashkim Ulaj?
Prej gjashtë javësh, banorët e Baks-Rrjollit në Velipojë janë duke protestuar kundër një resorti turistik që do të ndërtohet nga biznesmeni Bashkim Ulaj.
Ata thonë se Ulaj ëshstë duke ndërtuar në tokën e tyre, të cilën ua ka rrëmbyer.
Protestat kanë qenë shpesh të dhunshme dhe ka pasur edhe përplasje me Policinë, e cila është bërë si “badigarde” personale e Ulajt.
Por ndërsa socialistët nuk flasin për këtë konflikt të ashpër, e çuditshme ka qenë edhe heshtja e opozitës.
Dhe kjo, deri dje shpjegohej me faktin se Ulaj, është një ndër biznesmenët e preferuar të Sali Berishës, që ka marrë shumë tendera në kohën kur ky i fundit ishte kryeministër.
Për këtë, i ka dhënë edhe një zyrë Berishës, në kullën që ka ngritur përballë RTSH-së.
Vetëm se kohët e fundit, duket se gjërat kanë ndryshuar disi.
Në mediat pranë familjes së Berishës, kanë nisur të jepen përditë lajme për protestën e banorëve të Rrjollit, kundër Ulajt.
Fokusi kuptohet, vihet të dhuna policore ndaj tyre.
Por nga heshtja totale, tek “raportimi” i përditshëm nga protestat kundër Ulajt, janë një kapërcim i madh.
Për momentin nuk dihet nëse Berisha e ka shitur apo jo Ulajn, i cili ndërkohë është bërë biznesmeni i “preferuar” dhe për socialistët, dhe veçanërisht Ballukut, që ia ka bërë “dhuratë” Ramës, duke i dhënë tendera me shifra të frikshme.