18 Nëntor, 2026

Gazetarja tregon “biografinë e kreut të SHISH-it: Me lidhje të forta në PS, menaxhoi projekte private

 Gazetarja tregon “biografinë e kreut të SHISH-it: Me lidhje të forta në PS, menaxhoi projekte private

Gazetarja Lindita Çela, duke komentuar emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror nga kryeministri Rama, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus se ajo ka patur një jetëshkrim të pasur me manaxhimin e projekteve nga ato të BE-së tek ato të një universiteti privat dhe me lidhje të forta në PS.

“Kam tre ditë që merrem me zonjën Esmeralda Hasani, duke parë CV e saj dhe pse SHISH është institucion kryesor.

Ajo që kam mundur të sigurojë është se zonja ka CV të pasur për menaxhim projektesh, ka qenë eksperte për projekte të BE.

Ishte drejtuese e një sektori universiteti privat, kishte nënshkruar edhe kontrata bashkëpunimi me institucione shqiptare si p.sh. Emergjencat Civile që ka shumë buxhet.

Është servirur një CV e pastër, e zonjës dhe del pyetja se si ajo bëhet drejtues e një institucioni ligjzbatues, sepse profili i zonjës nuk përkon.

Burime jozyrtare thonë se vjen prej një miqësie të zonjës Hasani me zonjën Vlora Hyseni. Ajo ka qenë në pozicion të rëndësishëm te Ministria e Diasporës dhe me lidhje të forta në PS.

Zonja në fjalë në vitet 2024-2025 ka punuar në një sektror brenda SHISH.

Zonja ka ca kontrata me një organizatë italiane dhe ka krijuar raporte për qeverinë shqiptare.

Të gjitha institucionet nuk japin përgjigje, por e ka vendosur kryeministri në një post kyç dhe ka dritëhijet e veta”- tha Çela.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *