VIDEO: Rruga Berat-Ballaban-Këlcyrë drejt përfundimit, shkurtohet koha e udhëtimit drejt Jugut
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale pamje nga aksi rrugor Berat-Ballaban-Këlcyrë, ku punimet janë drejt përfundimit.
Përmes një postimi në Facebook, Rama thekson se kjo rrugë do të krijojë një lidhje të re mes Beratit dhe jugut të vendit, duke shkurtuar kohën e udhëtimit dhe duke ndikuar në zhvillimin e turizmit, agroturizmit dhe ekonomisë së zonës.
“MIRËMËNGJES dhe me pamjet nga aksi i ri rrugor Berat-Ballaban-Këlcyrë, ku punimet janë drejt përfundimit duke krijuar një lidhje të re mes Beratit dhe jugut të vendit, që shkurton kohën e udhëtimit dhe i jep një tjetër hov turizmit, agroturizmit dhe ekonomisë së zonës, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama në postim.