Familja Mane financon restaurimin e dokumentarit “Këngët e zemrës”, që flet për vallet dhe dasmat e Përmetit
Ka njerëz që flasin për Përmetin. Ka njerëz që këndojnë për Përmetin. Kemi edhe Bledin që e shpëton Përmetin.
Sot, me zemër të madhe, Bled Mane si përfaqësues i familjes përmetare Mane, i bashkohet nismës Adopto një Film për Restaurim të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe merr përsipër restaurimin e plotë të dokumentarit:
“KËNGËT E ZEMRËS”
Dokumentari mbi Përmetin ruan, vallet, dasmat dhe shpirtin e një krahine që këndon edhe kur qan.
Sepse Bledi nuk adoptoi thjesht një film. Ai adoptoi fëmijërinë e tij. Birësoi këngën e gjyshes dhe Përmetin e zemrës.
Nisma Adopto një Film për Restaurim është ende e hapur!
Ju mund të na kontaktoni në inbox këtu ose në: 0693508323
Bledi Mane Lira Pipa Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Dokumentari u krijua nga:
Vath Koreshi, Skenari
Aleskandër Peçi, Konsulent
Todi Bozdo, Regjia
Petrit Rexha, Kompozitor
Mira Meçule, Montazhi
Lavdi Fortuzi, Zëri
1988, viti i prodhimit