Mimoza Ahmeti: Edi Rama është i zgjuar dhe karizmatik, por e la pas dore Shqipërinë!
Shkrimtarja e njohur Mimoza Ahmeti, ka dhënë një intervistë për Euronës.
Ndër të tjera ajo është pyetur edhe për kryeministrin Edi Rama, me të cilin ka pasur një histori në rininë e saj.
Ajo shprehet se Rama është një personazh i zgjuar dhe karizmatik, por që e ka lënë pas dore Shqipërinë.
Kjo, pasi sipas saj, ai i është përkushtuar më shumë marrëdhënieve ndërkombëtare.
“Ai u lidh shumë me marrëdhëniet ndërkombëtare, të cilat janë shumë të rëndësishme në ditët e sotme.
Por ai la pas dore mjedisin e brendshëm, vendin e tij.
Ai mund të kishte përmbushur më shumë nga dëshirat e shqiptarëve.
Ndoshta ai nuk e mendoi se një ditë kjo dobësi mund të përdorej si një kapital nga forcat e tjera.
Nuk duhet të shpërfillësh asgjë”, u shpreh Ahmeti.