Edhe Gramozi me Piron e Flamurin në Asamblenë e PS, Tërmeti s’duket gjëkundi
Në Asamblenë e socialistëve të mbajtur në Gjirin e Lalzit, kanë qenë prezent edhe përfaqësues të PS-së nga Qarku i Gjirokastrës.
Mirela Kumbaro kishte rreshtuar krah vetes Gramos Sakon, Piro Dhimën e Flamur Golemin.
Tërmet Peçi ndërkohë, nuk duket në fotot e publikuara nga socialistët.
Nuk dihet nëse ai ka qenë prezent dhe ka shmangur Kumbaron e Golemin, me të cilët është në konflikt të hapur, apo nuk ka shkuar fare në Asamble.
Vetë Peçi nuk ka publikuar asgjë për Asamblenë e socialistëve.