Gazetari gjirokastrit: Flamur Golemi mund të flejë i qetë me këta rivalë që ka
Nga Telnis Skuqi
Afrim Qendro dhe Piro Dhima si rivalë për Bashkinë e Gjirokastrës?
Me këta emra në qarkullim, konkurrenca duket sikur po i bën nder kryebashkiakut aktual!
Qendro vjen me një karrierë të gjatë nëpër zyra e institucione, por edhe me pikëpyetje që kërkojnë përgjigje, ndërsa Dhima është si Koçi i Ollgës, që kërkon nuse nga fshati.
Në fakt, Golemi ka një llogari për të dhënë me qytetarët, por me këto emra në qarkullim, duket sikur dikush po përpiqet t’ia lehtësojë edhe atë!
