Luigjina Leka, një nga aktoret e para të Kinostudios dhe filmit shqiptar
E lindur në Shkodër, pasi fitoi konkursin për aktrim ajo ndoqi kursin e parë 4-vjeçar në vitet 1959–1963 duke u bërë një ndër aktoret e para të Shkollës së Aktrimit të krijuar pranë Teatrit Popullor në vitin 1959.
Luigjinia interpretoi rolin e Shpresës në filmin Debatik (1961) dhe tre vite më vonë rolin e Marës në filmin Toka jonë (1964). Pas këtij roli ajo u largua për 15-vjet duke u rikthyer në filmin Përtej mureve të gurta (1979) dhe dy vite më vonë në filmin Një natë pa dritë (1981).
Fatkeqsisht zonja Luigjina ka ndërruar jetë 1 vit më parë, nga një sëmundje e rëndë. E kujtojmë me nderim dhe me respekt për rolet e saj në kinemanë shqiptare.
E paharruar qoftë Luigjina Leka 1940–2025! (Giseld Dervishi)