Rama e paralajmëroi të mos luante me dy porta, SPAK kërkon burg për kryebashkiakun e Vaut të Dejës
SPAK ka shpallur pretencën për kryebashkiakut të Vaut të Dejës, duke kërkuar që Kristian Shkreli të vuajë një vit burg pasi akuzohet për korrupsion në zgjedhjet vendore të 2025.
Pas disa seancave gjyqësore të mbajtura ndaj Shkrelit në lidhje me akuzat për blerje votash n 2025, mësohet se Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar gjykatës që Shkreli të shpallet fajtor për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. Për rrjedhojë mësohet se Prokuroria ka kërkuar dënimin me 1 vit burg, si dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare.
Referuar provave dhe dëshmive të deritanishme është zbuluar se Kristian Shkreli ka blerë votat e qytetarëve për të siguruar fitoren e kreut të PSD-së, Tom Doshit.
Mirëpo në dëshmitë e dhëna në SPAK në lidhje me këtë çështje, Shkreli ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij madje ka pretenduar se u ka ardhur në ndihmë banorëve të Strajkës duke u mundësuar atyre furnzimin me energji elektrike, me pretendimin se veprimi i tij nuk ka lidhje me blerjen e votave.
Nga ana tjetër, në dëshmitë e dhëna gjatë seancave gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, qytetarët që dyshohet të kenë shitur votat e tyre në zgjedhjet e 2025, ndonëse kanë mohuar kontaktin e drejtpërdrejt me Kristain Shkrelin janë shprehur se e kanë pasur si detyrim moral që të votonin familjarisht Tom Doshin.
“Blerja” e votave të qytetarëve në 2025, u pikas dhe nga kryeministri Edi Rama i cili në maj të atij viti, gjatë një takimi elektoral në Shkodër për prezantimin e projekteve, i është drejtuar kryebashkiakut të Vaut të Dejës: Kristian mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta!