16 Nëntor, 2026

Komunikatat në Tepelenë e Përmet, që “tronditën” regjimin komunist të Enver Hoxhës

 Komunikatat në Tepelenë e Përmet, që “tronditën” regjimin komunist të Enver Hoxhës

Me tollumbace më 8 nëntor 1977

Me rastin e themelimit të Partisë Komuniste, më 8 nëntor 1977 në disa rrethe të Shqipërisë u hodhën disa materiale propagandistike të Zyrës së Lajmeve ushtarake të Këshillit Ushtarak për Çlirimin e Shqipërisë Etnike që drejtohej nga Leka Zogu.

Për regjimin komunist mbeti e paqartë mënyra e shpërndarjes së fletushkave. Edhe dyshimet ishin kontradiktore. Vigjilenca kish qenë krejt e fjetur dhe asnjë fajtor nuk e zbulua. Dyshimet fillimisht ishin për një balonë në drejtimin Petrelë-Rrogozhinë-Durrës. Një herë tjetër thonin se mund të ishin hedhur me avion ose tollumbace.

Raportimet ishin për këtë shpërndarje:

-Në Rrethin e Tepelenës, më 8-11 nëntor 1977, në fshatrat Toç, Kurtëz, Qesarat të Tepelenës ishin gjetur 46 fletushka (27 thirrje e 19 memorandume).

-Në Rrethin e Përmetit, më 8-15 nëntor 1977, në fshatrat Ballaban dhe Kojcë ishin gjetur 5 fletushka (4 thirrje dhe 1 komunikatë).

-Në Rrethin e Skraparit, më 8-15 nëntor 197,7 në fshatrat Staraveckë, Melckë, Koprenckë, Nikollarë, Lapan dhe Prishtë ishin gjetur 10 fletushka (2 memorandume, 5 komunikatë, 3 thirrje).

-Në Rrethin e Korçës, më 8-14 nëntor 1977 në fshatrat Katund, Treskë, Bobshticë, Panarit, Baballanovë, Lubonjë, Trebinë, Braçan, Miras dhe në pikën kufitare të Gurit ishin gjetur 15 fletushka (komunikata).

-Në Rrethin e Kolonjës, më 8-13 nëntor 1977 në fshatrat Bezhan, Çlirim, Selenicë, Pishë e Ballabanëve dhe pikat kufitare Kozel e Bezhan ishin gjetur 7 fletushka (komunikata).

-Në Rrethin e Vlorës, më 21.11.1977 në Risili e Babicë ishin gjetur 25 fletushka (komunikata).

Mund të jetë një imazh i teksti

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *