16 Nëntor, 2026

“Miqësia” e prishur: Si i hidhte sheqerin në çaj Veliajt dhe ia trazonte, Taulant Balla

 “Miqësia” e prishur: Si i hidhte sheqerin në çaj Veliajt dhe ia trazonte, Taulant Balla

Ka qenë një kohë, në të cilën Erion Veliaj ishte njeriu më i fuqishëm në Partinë Socialiste, pas Edi Ramës.

Ishte aq i rëndësishëm, sa e zhduku Saimir Tahirin, që e shihte si rivalin kryesor të tij për të qenë numri dy, duke e luftuar hapur.

Atëhere nuk ishte shfaqur akoma Belinda Balluku, lufta me të cilën e groposi Veliajn.

Por në kohërat e arta të tij në PS, i rrinin të gjithë “gatitu”.

Madje dhe Taulant Balla, që për shumë kohë, zyrtarisht ka qenë numri dy i PS-së.

Ky i fundit, ka qenë aq i pafuqishëm përballë Veliajt, sa i servilosej hapur këtij të fundit, nga frika se mos përfundonte si Tahiri.

Dhe e shfaqte aq hapur këtë gjë, sa i hidhte edhe sheqerin në çaj apo kafe Veliajt, në lokalin ku pinin kafe gazetarët e politikës.

E bënte këtë gjest poshtërues si me shaka dhe në sy edhe të gazetarëve, për të treguar “miqësinë” me lalin.

Miqësi që tashmë e ka harruar, sepse lali është në burg dhe nuk ka më asnjë pushtet.

Dhe pa pushtet, në politikë askujt nuk i hyn në punë!

Ndaj dhe Balla nuk ngurron t’i tregojë “vendin” Veliajt, duke i thënë ta harrojë partinë dhe të merret me drejtësinë. (Thuaje.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *