Sara Mila e habitur: As vetë se di si i mora 20 mijë vota
Sara Mila u shfaq e habitur pse u thirr nga SPAK, për blerje votash.
E habitur nga interesimi i prokurorëve, Mila ka deklaruar se nuk ka dijeni për mënyrën se si është zgjedhur deputete, duke sqaruar se gjatë fushatës kishte zbatuar vetëm udhëzimet që i jepeshin dhe nuk kishte bërë pyetje të panevojshme.
“Nuk e di pse më thirrën.
Mua thjesht më thanë që të kemi bërë deputete dhe kaq.
Se di pastaj si i mora 20 mijë vota”, tha ajo.