16 Nëntor, 2026

Taulanti mëson shqiptarët si të kursejnë

 Taulanti mëson shqiptarët si të kursejnë

Taulant Balla u shfaq me një ekip xhirues në një supermarket, për të na treguar se nga 1 janari çmimet e ushqimeve do të ulen.

Sipas burimeve, gjatë përgatitjeve janë shpenzuar mijëra euro për ndriçimin, skenarin, xhirimin, grimin dhe produksionin, ndërsa Balla ka demonstruar se me një menaxhim të mirë të financave, çdo familje shqiptare mund të kursejë disa qindra lekë në muaj.

Në përfundim të xhirimeve, Balla u ka bërë thirrje qytetarëve të heqin dorë nga shpenzimet e panevojshme dhe të mësojnë të jetojnë me aq sa kanë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *