16 Nëntor, 2026

Lidhje me grupet kriminale, deputetja socialiste në SPAK: Pritet të merret e pandehur

 Lidhje me grupet kriminale, deputetja socialiste në SPAK: Pritet të merret e pandehur

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku pritet të pyetet për një çështje nën hetim.

Burime për Vox News bëjnë me dije se emri i deputetes ka dalë në përgjimet e një grupi kriminal gjatë zgjedhjeve të kaluara, në lidhje me dyshimet për blerje dhe trafikim votash.

Sipas të njëjtave burime, Mila do të pyetet nga prokurori Bledar Maksuti për rrethanat e kësaj çështjeje, për të cilën pritet të merret e pandehur.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK lidhur me paraqitjen e saj.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Mila deklaroi se ishte thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen. Ajo tha se kishte dhënë dëshminë e saj dhe se ishte e gatshme të bashkëpunonte me drejtësinë, sa herë të ishte e nevojshme.

Në prononcimin për mediat, Mila e cilësoi situatën si një kalvar të gjatë të hedhjes së baltës nga politika e vjetër. Ajo theksoi se beson te ligji dhe se do të jetë në dispozicion të organeve të drejtësisë.

“Ky është një kalvar i gjatë i hedhjes së baltës nga politika e vjetër. U thirra si person që jam dijeni, kam dhënë dëshminë time.

Sa herë SPAK dhe organet e drejtësisë, të kenë nevojë për fjalën time, do jem këtu sa herë të jetë e nevojshme, si një njeri që beson tek ligji”, tha ajo.

Pastaj u kujtoi gazetarëve se kishte një festë për të kapur. “Faleminderit, se po më presin qytetarët në Elbasan për festën e Çlirimit”, e mbylli ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *