11 Nëntor, 2026

Tradhëtitë në çift dhe situata ekonomike – Shtohen divorcet në Gjirokastër

 Tradhëtitë në çift dhe situata ekonomike – Shtohen divorcet në Gjirokastër

Divorcet po regjistrojnë shifra në rritje në qarkun e Gjirokastrës.

Përgjatë këtij viti në Gjykatën e Shkallës së Parë Gjirokastër janë regjistruar 108 çështje të reja divorci, 171 janë përfunduar me vendim gjyqësor, përfshirë edhe dosjet e mbartura nga viti i kaluar, ndërsa 93 çështje të tjera mbeten ende në shqyrtim.

“Tradhëtitë, emigracioni, vështirësitë ekonomike, fenomeni i dhunës në familje, janë ndër shkaqet kryesore të rritjes së numrit të divorceve”, thotë avokati Arjan Sotiri.

Edhe procesi i vetingut ka krijuar vështirësi ligjore dhe stoqe të dosjeve për shqyrtimin juridik të çështjeve civile.

Divorcet jane një ndër problematikat sociale në Gjirokastër ndërsa rritja e numrit të tyre është tregues për demografinë dhe elementët social-ekonomik të rajonit jugor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *