11 Nëntor, 2026

Përplasje në PS-në e Gjirokastrës: Piro Dhima kërkon shkarkimin e drejtorit të rrugëve, kërkon emërimin e besnikut të tij

 Përplasje në PS-në e Gjirokastrës: Piro Dhima kërkon shkarkimin e drejtorit të rrugëve, kërkon emërimin e besnikut të tij

Drejtori ne detyre i ARRSH Rajoni Jugor, Andi Shkurta, pritet t’i vare çelesat dikujt tjetri ne periudhen e ardhshme.

Zoti Shkurta i’u pergjigj apelit te eproreve te tij ne kryeqytet per t’u dorehequr nga posti qe mban dhe menjehere ai firmosi, ku ndodhet ne sirtarin e kreut qendror te ARRSH ne kryeqytet.

Ne takimin e fundit te deputeteve te PS ne Qarkun e Gjirokastres me drejtues vendore socialiste, njeri prej deputeteve, Piro Dhima, kerkoi largimin pa kompromis te zotit Shkurta nga kreu i ARRSH ne Gjirokaster.

Jo vetem kaq, por Dhima propozoi per ne kete vend, njeriun e tij te afert, i cili i ka qendruar besnik ne fushaten elektorale te vitit te kaluar.

Sipas burimeve qe disponon Jugulajm.net behet e ditur, se Alfred Bita do te jete personi qe do te marre nen administrim drejtorine me te fuqishme ne jug te vendit sikurse eshte ARRSH.

Alfred Bita eshte nje emer jo pak i njohur ne Gjirokaster. Prej disa muajsh, ai eshte drejtor i Shtepise se te Moshuarve, i emeruar ne kete post nga kryebashkiaku Golemi.

Derisa te emerohet ne kete post, te drejten e ushtrimit te kreut te ARRSH e ka Andi Shkurta, te cilit mesa duket i eshte “sosur” vaji i kandilit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *