10 Nëntor, 2026

Miku biznesmen i Edi Ramës, ka bërë “namin” me buxhetin e shtetit

 Miku biznesmen i Edi Ramës, ka bërë “namin” me buxhetin e shtetit

29.8 miliardë lekë të reja është vlera totale që shoqëria Salillari ka arkëtuar përmes transaksioneve të drejtpërdrejta nga Thesari i Shtetit gjatë 15 viteve të fundit, duke u renditur si biznesi me arkëtimet më të larta nga Buxheti i Shtetit për këtë periudhë.

Sipas të dhënave nga platforma Open Data Albania, institucionet publike që kanë kryer pagesat më të mëdha për këtë kompani janë Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) dhe Bashkia Tiranë.

Arkëtimet nga Thesari rezultojnë të vazhdueshme nga viti në vit, ndërsa 2025 shënon vitin me vlerën më të lartë të arkëtimeve, me 4.1 miliardë lekë.

Nisur nga analiza se çfarë u pagua më shumë, rezultojnë garanci për vazhdim ssipërmarrje punimesh rrugore, konstruksione rruge, konstruksione ndërtimore, mirëmbajtje objektesh, ndërtesa shkollore, konstruksione të veprave ujore dhe “Të paspecifikuara”.

Këto databaza, të krijuara nga AIS, mundësojnë monitorimin e flukseve financiare nga buxheti publik drejt bizneseve, kontraktimeve publike dhe marrëdhënieve të tyre me institucionet shtetërore.

Pas kompanisë “SALILLARI”,  të tjerat kompani që kanë përfituar miliarda lekë nga institucionet publike janë “G.P.G COMPANY”, “FUSHA”, “4 A-M”, “TRANS ADRIATIC PIPELINE”, “GJOKA87” dhe “GJOKA KONSTRUKSION”.

Miku biznesmen i Edi Ramës gjobitet me 5.1 mln euro

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *