Gramoz Sako rrezikon jetën e punonjësve të pastrimit dhe kritikon qytetarët e Tepelenës
Bashkia e Tepelenës ka postuar disa foto nga pastrami i rrugëve.
Kryebashkiaku i Tepelenës ka nxjerrë punonjësit e pastrim gjelbërimit që të pastrojnë edhe akset kombëtare.
Por nga fotot duket që nuk është marrë asnjë masë sigurie, duke u vënë kështu në rrezik jetët e punonjësve, të cilët mund të shtypeshin nga makinat që kalonin në rrugë.
Në ato rrugë ecet me shpejtësi të lartë dhe normalisht kur bëhen punime apo pastrime, duhet vendosur sinjalistika përkatëse.
Sako ndërkohë ka kritikuar qytetarët e Tepelenës, që hedhin plehrat në rrugë.
“Pamje nga aksioni rutinë i pastrimit të mbetjeve nga ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në qytetin e Tepelenës dhe në rrethinat e tij, përgjatë akseve kombëtare që përshkojnë territorin e bashkisë, si dhe në rrugët rurale nën administrimin e saj.
U bëjmë thirrje banorëve dhe vizitorëve t’i hedhin mbetjet në kontejnerët e përcaktuar dhe të mos i lënë në anë të rrugëve apo në hapësirat publike. Me kujdesin e secilit, e mbajmë Tepelenën dhe fshatrat tanë më të pastër”, thuhet në postimin e Bashkisë Tepelenë.



