8 Nëntor, 2026

Rama konfirmon Flamur Golemin në Gjirokastër dhe Alma Hoxhën në Përmet?

 Rama konfirmon Flamur Golemin në Gjirokastër dhe Alma Hoxhën në Përmet?

Kryeministri Edi Rama thuhet se ka rikonfirmuar disa nga kryetarët aktualë të bashkive gjatë një takimi me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe.

Në takimin e zhvilluar, kreu i qeverisë u ka kërkuar drejtuesve politikë që puna të vijojë me drejtimin e bashkive respektive nga kryetarët aktualë.

Përveç Ilir Xhakollit në Pogradec dhe Pali Kolefskit në Pustec, bashki e cila shtrihet në brigjet e Prespës dhe njihet për minoritetin maqedonas, Rama ka kërkuar vazhdimësinë e punës edhe për Pjerin Ndreun në Lezhë, Dhimitraq Tolin në Dropull, Vangjel Tavon në Himarë, Flamur Golemin në Gjirokastër dhe Alma Hoxhën në Përmet.

Sipas të njëjtave burime, sinjale rikonfirmimi kanë marrë edhe Gledjan Llatja i Elbasanit, Brunilda Mersini e Vlorës, Besian Ajazi i Gramshit dhe Mariglen Disha i Librazhdit.

Në krahun tjetër, përveç Bashkisë Korçë, lëvizje në drejtim priten edhe në bashkitë Lushnjë, Fier, Shkodër dhe Kukës, me gjithëse është ende herët për të folur për emra konkretë. Ndonëse jemi rreth 6 muaj larg zgjedhjeve lokale, lobimet brenda strukturave politike tashmë kanë nisur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *