Flamur Noka: Jam kundër dhunës, kush s’e kupton këtë duhet marrë me grushta…
Një debat i tensionuar televiziv ka rikthyer në vëmendje përkushtimin e Flamur Nokës ndaj paqes dhe zgjidhjes së konflikteve përmes dialogut.
“Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike. Këtë duhet ta kuptojnë të gjithë.
Po s’e kuptuan me të mirë do e kuptojnë me dhunë”, mësohet të ketë theksuar deputeti, duke shtuar se respekti për mendimin ndryshe është një vlerë që duhet t’ua fusim njerëzve në kokë, nëse është e nevojshme edhe me grushta.