Skandal në Gjirokastër: Dekani i heq ditën e punës pedagoges, pse doli në protestë
Partia Demokratike ka akuzuar dekanin dhe rektorin e Universitetit të Gjirokastrës, se po bëjnë presion ndaj pedagogëve, të mos marrin pjesë në protestë.
PD thotë madje, se pedagogia Alma Buci është ndëshkuar duke i hequr ditën e punës, pse ka dalë në protestë.
“Në Gjirokastër, kandidaten tonë, pedagogen e Universitetit të Gjirokastrës, Alma Buci, dekani i saj i pret ditën e punës në një kohë kur universitetet janë në grevë me urdhër të sindikatave.
I janë përgjigjur urdhrit të sindikatave dhe dekani faqezi i thotë se dita e punës të pritet, thotë se ke shkuar në protestë në Tiranë.
Po kështu rektori i Gjirokastrës bën presione të jashtëzakonshme pa shkak se universitetet kanë shpallur grevë.
Nuk respektojnë as edhe një normë, as edhe një standard, kjo është narkodiktatura. Nuk ka ligj për narkodiktaturën, ka vetëm shpërthime të matjes së rrezikshme të saj”, tha kryetari i PD-së, Sali Berisha.