Shkojnë për gjah, i riu qëllohet për vdekje nga shoku i vet: Na doli një ari para dhe u tremba, e godita pa dashje
Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Bulqizën, ku një gjahtar është qëlluar për vdekje. Burimet thonë se gjahtari që ka mbetur i vdekur në një zonë pyjore është Elson Lala, 29 vjeç.
Ndërsa autor i krimit është identifikuar si Bledian Firi, 44 vjeç, i cili rezulton të jetë shoku i viktimës. Firi është ndaluar nga policia, pasi ka qëlluar me armën e gjahut shokun e tij, Elson Lala.
Mësohet se Bledian Firi, ka deklaruar se gjithçka ka nisur në kushtet aksidentale, pasi një kafshë e egër, ari, i ka sulmuar teksa ndodheshin në pyll dhe pa dashje ai ka qëlluar me armë zjarri shokun e tij, me të cilin kishin dalë për gjah.
Aktualisht hetimet kanë nisur ndaj Firit për akuzën e “Vrasjes me dashje” ndërkohë nuk përjashtohen hetimet edhe për akuzën e “Vrasjes së kryer nga pakujdesia”.
Në cilësinë e provës material policia ka sekuestruar dy armët e gjahut disa fishekë çifteje dhe aktualisht Bledian Firi, po shoqërohet në polici për t’u marë në pyetje.