Hasan Konçi, aktori i paharruar i roleve të vogla
Kujtojmë aktorin shqiptar Hasan Konçi i cili ishte aktiv në filmat shqiptarë ndërmjet viteve 60′ dhe 70′. Profesioni i tij i vërtetë ishte rrobaqepës, megjithatë u angazhua si aktor amator në shumë shfaqje të Teatrit Popullor.
Interpretoi role dytësore dhe episodikë në disa filma të Kinostudios dhe RTSh-së si Detyrë e posaçme (1963), Prita (1968), Gjurma (1970), Kur zbardhi një ditë (1971), Kapedani (1972), Tokë e përgjakur (1976), Zemra që nuk plaken (1977) dhe Plumba perandorit (1980)
I paharruar qoftë Hasan Konçi! (Giseld Dervishi)