3 Nëntor, 2026

Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash

 Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash

Hyrje e redaksisë: Një kontroll i thjeshtë gjyqësor në prill të vitit 2026 në një vilë luksoze në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi ka shërbyer si “kuti e Pandorës” për të zbardhur një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Përtej dokumenteve zyrtare, hetuesit e SPAK-ut arritën të lidhnin pronën me zyrtaren e lartë përmes detajeve më të papritura: aplikacioni Netflix i hapur në televizor me profilet e fëmijëve të saj, pikturat në mure, zbukurimet e ditëlindjeve dhe komunikimet direkte për ndërtimin e pishinës.

​Sipas dosjes hetimore të udhëhequr nga prokurorët Dorina Bejko dhe Dritan Prençi, gjithçka e ka zanafillën në vitin 2014, kur Balluku drejtonte Albcontrol. Një tender për rikonstruksionin e godinës teknologjike, i fituar nga kompania “Eurocol” e biznesmenit Pandeli Carapuli përmes manipulimit të kritereve (të dërguara paraprakisht me email nga vetë kompania te komisioni i kryesuar nga Evis Berberi), dyshohet se u shpërblye katër vite më vonë me dhurimin e vilës në Dhërmi.

​Për të fshehur gjurmët, prona prej 420 mijë eurosh u kontraktua formalisht në vitin 2018 nga ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare, për një çmim sa një e treta e vlerës reale, e më pas iu dha me qira fiktive ish-shefes së kabinetit të Ballukut, Joana Bushi. Megjithatë, provat e sekuestruara në celularë, mesazhet mes punonjësve që përmendnin “vilën e shefes”, si dhe fotografitë e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash euro, bindën prokurorinë për skemën e fiktivitetit.

​Për këtë episod, SPAK ka marrë të pandehur Belinda Ballukun për pastrim parash, korrupsion dhe fshehje pasurie, ndërsa të pandehur për pastrim parash janë marrë edhe Igli Tare, Joana Bushi, administratori Pandeli Carapuli dhe vetë kompania “Eurocol”.

​Kjo dosje përbën vetëm një pjesë të një hetimi më të gjerë që përfshin 24 të pandehur dhe abuzime të dyshuara në tendera të tjerë madhorë, përfshirë Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës, duke shënuar një përplasje të fortë mes institucioneve të drejtësisë dhe mazhorancës parlamentare, e cila më parë ka rrëzuar kërkesat për arrestimin e saj.

Më poshtë investigimi i BIRN shkruar nga gazetari Vladimir Karaj:

Në fund të prillit 2026, kur oficerët e policisë gjyqësore hynë për kontroll në vilën F6 të kompleksit “White Rocks” në Dhërmi, gjetën në muret e saj piktura me inicialet e vajzës së Belinda Ballukut dhe zbukurime ditëlindjeje me emrin e djalit të saj.

Në televizorin e dhomës së ndenjes, aplikacioni Netflix ishte i hapur me adresën elektronike të ish-zëvendëskryeministres, ndërsa profilet e përdoruesve mbanin emrat e saj dhe të fëmijëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *