I riu nga Përmeti që nuk e braktisi fshatin, por vendosi të jetojë aty dhe të punojë si çoban
Emiglen Tartari, është nga fshati Topojan i Përmetit!
Ky djalë është një shembull i vërtetë i dashurisë për vendlindjen dhe i përkushtimit ndaj punës.
Ai asnjëherë nuk e braktisi fshatin e tij, edhe pse kushtet e vështira dhe ekstreme të jetesës do ta kishin detyruar shumëkënd të largohej.
Emigleni vazhdon me krenari traditën e të parëve, duke ushtruar punën e çobanit, me kërrabën në dorë dhe me dashurinë për bagëtinë e për vendin e tij.
Respekt për këtë djalë që nuk i ktheu shpinën vendlindjes!
Të rinj si Emigleni janë krenaria e fshatit tonë dhe shembull për brezat që vijnë.



