Një këshillë për Skënder Hitën: Kujto fatin e Agim Shehut dhe vartësve që tij që u zhdukën nga Shqipëria
Nga Mentor Kikia
Ne 1996, Berisha kishte nje drejtor policie, Agim Shehu quhej.
Nje xhelat, qe dilte vete me shkop gome ne dore e rrihte protestuesit, deputetet e opozites dhe gazetaret.
Shume prej brezit te vjeter ne PS e mbajne mend edhe emrin edhe drurin.
Pasi Berisha ra nga pushteti, Agim Shehu dhe vartes te tij u zhduken nga Shqiperia pasi nuk dilnin dot ne rruge dhe i trembeshin ligjit.
Ju qe sot qelloni me plumba gome ne sy e ne gjoks njerez per llogari te qeverise dhe Edi Rames, ti drejtori i sotem qe jep urdhera “mos kurseni askend”, ju me shkopinj ne dore, qe detyres i mvishni edhe mllefin e urrejtjen politike, duke shkelur me kembe edhe te mitur, kujtohuni se jeta do te vazhdoje edhe pasi Rama dhe PS nuk do te jene ne pushtet, se keshtu e ka kjo pune.
Bejeni detyren brenda ligjit.
Neser askujt nuk do ti bjere ndermend per ju.