4 Nëntor, 2026

Ish-deputetja e PD-së zbulon sekretin: I kam ngrirë vezët

 Ish-deputetja e PD-së zbulon sekretin: I kam ngrirë vezët

Një bisedë shumë e sinqertë dhe e hapur është zhvilluar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku e ftuar ka qenë gazetarja Mira Kazhani.

Gjatë rrëfimit të saj, ajo ka ndarë me publikun dëshirën e madhe për t’u bërë nënë, një fat që fatkeqësisht nuk e pati mundësinë ta provonte.

Duke prekur këtë temë të ndjeshme, Kazhani u ka dhënë një këshillë të vlefshme të gjitha vajzave dhe grave, duke u sugjeruar që të mendojnë për ngrirjen e vezëve.

Lidhur me këtë procedurë, moderatorja dhe ish-deputetja Ori Nebiaj ka zbuluar për herë të parë se ajo vetë e ka marrë këtë masë paraprake.

“I kam marrë masat,” u shpreh Nebiaj, ndërsa Kazhani shtoi se ky hap është një mundësi e mirë për të qenë të sigurta në të ardhmen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *