Vampiri vishet si Frrok Çupi për Halloween
I zhgënjyer nga rënia e frikës në sytë e viktimave të tij gjatë dekadës së fundit, Konti Vladimir, një vampir shekullor që banon në periferi të Tiranës, ka vendosur të braktisë përfundimisht pelerinën e zezë dhe dhëmbët e mprehtë.
Për festën e sivjetshme të Halloween-it, ai vendosi të vishet si Frrok Çupi për të ngjallur sërish tmerr te shqiptarët.